Ora News - Dy zjarret në kryeqytet, PD kërkon kontroll për sigurinë në çerdhe dhe kopshte

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Partia Demokratike kërkon nga Bashkia e Tiranës të nisë me urgjencë kontrollin për sigurinë në çerdhe dhe kopshte.

Në një reagim lidhur me zjarrin në çerdhen numër 16 në kryeqytet, zëdhënësja e selisë blu Ina Zhupa, i bëri thirrje policisë të sqarojë menjëherë nëse shpërthimi i zjarrit dhe bombolës së gazit në dy çerdhe të Tiranës ishte i qëllimshëm ose prokuroria të marrë në përgjegjësi penale ndaj kryebashkiakut të Tiranës dhe atyre që hapin lajme të rreme.

Zhupa: Në Tiranë mbrëmë një tjetër çerdhe, në mes të bllokut, u përfshi nga flakët. Fati deshi që të mos kishte fëmijë dhe punonjës të lënduar. Për fat, edhe shpërthimi i tmerrshëm i pak ditëve më parë ndodhi, kur në çerdhen 14 nuk kishte fëmijë apo kujdestarë. Çerdhet, kopshtet, shkollat ne Tiranë nuk duhet të jenë në dorë të fatit, por të kenë standarte që garantojne sigurinë e fëmijëve.

Policia duhet të sqarojë urgjentisht këtë situatë, e cila, po të verifikohet si e vërtetë, përbën një akt terrorist, që duhet të kishte ngritur shtetin në këmbë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/dy-zjarret-ne-kryeqytet-pd-kerkon-kontroll-sigurine-ne-cerdhe-dhe-kopshte

Recommended