Report TV - Protestë për parkimin në QSUT, infermierët: Koncesionari po na merr para, e turpshme

  • 6 years ago
Infermierët e Qendrës Spitalore Universitare Nënë Tereza kanë protestuar për rreth 30 minuta. Shkak i protestës ishte pagesa për parkimin e automjeteve brenda QSUT-së, vetëm për infermierët. Kreu i Shoqatës së Infermierëve Elson Jaçaj, u shpreh se infermierët duhet të paguajnë çdo ditë nga 100 lekë dhe theksoi se i kanë lenë 2 javë kohë Ministrisë së Shëndetësisë për të zgjidhur problemin.

Në bazë të shkresave që ne kemi, firma ka mbi një javë që po merr lekë kundër çdo ligji. Më e turpshme është që personeli infermieror është i vetmi që është konfliktuar me firmën private për të hyrë pa pagesë.

Elson Jaçaj, Kreu i Shoqatës së Infermierëve
Prej disa muajsh koncesionari që menaxhon vendet e parkimit në QSUT është në konflikt me Ministrinë e Financave. Që në muajin mars të këtij viti Ministria e Financave ka vendosur të ndërpresë kontratën me kompaninë ?Stoelb? për shkak të ankesave të qytetarëve dhe për mos zbatimin e të gjitha pikave në kontratë. Në datën 13 gusht koncesionari nuk duhet të ishte më në QSUT për të marrë lek për vendet e parkimit, por ai ende vijon punën. Infermierët këmbëngulin se pagesa që ata bëjnë për parkimin e makinave është e jashtëligjshme.

Recommended