Shpërthen gazi, zjarr në magazinën e çerdhes 'Ali Demi' në Tiranë, detajet e para të policisë

  • 6 years ago
Tiranë- Gjatë orëve të para të ditës së sotme, në magazinën e çerdhes nr. 14 në Tiranë, në lagjen ?Ali Demi? ka shpërthyer gazi. "Shqiptarja.com" dhe "Report Tv" mësojnë se gazi ka rrjedhur nga një bombël gatimi dhe se në ambientet e magazinës ka pasur edhe flakë.

Burimet bëjnë me dije se nga shpërthimi i gazit është dëmtuar edhe një pjesë e murit të çerdhes. Fatmirësisht nuk ka të dhëna për të dëmtuar.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për rastin. Sakaq, mësohet se mëngjesin e sotëm çerdhja ka vijuar normalisht punën.

Sakaq, eksperti i zjarrfikësve në vendngjarje Arjan Ahmetaj, është shprehur për ?Report Tv? se grupi hetimor ka nisur procedurat për të zbuluar shkaqet e rënies së zjarrit.

Flakët kanë qënë në fazat fillestare dhe janë shuar në kohë. Çerdhja vazhdon normalisht aktivitetin. Ne po bashkëpunojmë me policinë për të arritur në konkluzionet e rënies së zjarrit. Nga shpërthimi është dëmtuar vetëm një pjesë e ndërtesës, pra ka ndodhur një shkëputje e murit.

Arjan Ahmetaj, ekspert i zjarrfikësve

Recommended