Do you want to remove all your recent searches?

All recent searches will be deleted

Bien qirate dhe cmimet e banesave

2 days ago0 views

FSsX2HZNcjMvMjY

RTV KLAN

Çmimet e apartamenteve në kryeqytet pësuan një rënie gjatë tremujorit të dytë me 2.5%. Një studim i tregut të pasurive të patundshme i Bankës së Shqipërisë, vëren se çmimet e shtëpive janë ulur edhe pse ka patur rritje vjetore të shitjeve me 10% më shumë.

?Dinamika e indeksit të shitjeve neto në vëllim në këtë sektor ka rezultuar më e përmirësuar, duke shënuar një rritje me 9.9% nga 7.5% në tremujorin e mëparshëm?, thotë banka qëndrore në raportin e saj.

Studimi thotë se më shumë se çmimet për blerjen e një banese, në rënie kanë qënë ato të qirave me 7.5% më pak në fund të Qershorit krahasuar e fillimin e vitit. Pavarësisht kësaj, raporti i indeksit të qirasë shihet si i qëndrueshëm duke e kanalizuar këtë lëvizje si sezonale.

Në ndryshim me një vit më parë, ndërtimi ka ngadalësuar ritmin e rritjes. Prodhimi për sektorin e ndërtimit u shtua me 6%, ndërsa në 2017-ën vëllimi i sipërfaqes së ndërtuar u rrit me 7.5%.

Pavarësisht kësaj, Banka e Shqipërisë e vlerëson trendin e këtij sektori si të qëndrueshëm, ndërsa vrojtimi i tregut i referohet vetëm Tiranës.

Tv Klan

Report this video

Select an issue

Embed the video

Bien qirate dhe cmimet e banesave
Autoplay
<iframe frameborder="0" width="480" height="270" src="//www.dailymotion.com/embed/video/x6rvzca" allowfullscreen allow="autoplay"></iframe>
Add the video to your site with the embed code above