Ora News - Turizmi në Ranën e Hedhun, organizohen aktivitete sportive

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Pushuesit që kanë frekuentuar Ranën e Hedhun patën mundësi të bëhen pjesë e aktiviteteve sportive. Ky është viti i dyte radhazi që Bashkia Lezhë organizon aktivitete të kësaj natyre në Shëngjin, duke i dhënë një tjeter dimension sezonit turistik.

Ranën e Hedhun, pushuesit e zgjedhin për qetësinë që ofron, mungesën e ndërtimeve por edhe për pastërtinë e rërës dhe ujit. Por edhe këtë verë është menduar edhe për ata që duan adrenalinën dhe eksperiencat e reja.

Të shumtë ishin pushuesit që përfituan të bëheshin pjesë e këtij sporti të cilët ndan edhe emocionet

Pushuese: "Ishte e mrekullueshme, shume bukur, më pëlqeu. Bëra vetëm gjysmën por dua të ngjitem edhe më lart."

Specialisti i sportit në Bashkinë Lezhë thote Klajti Reçi thotë se kanë shfrytëzuar maksimalisht atë që natyra ka krijuar tek Rana e Hedhun për të zhvilluar një aktivitet të tillë.

Klajti Reçi: "E kemi shfrytëzuar në mënyrë maksimale për të argëtuar pushuesit, që të jetë një sport i ri. Është bërë edhe vitin e kaluar por duam që të jetë një atraksion i ri për pushuesit e plazhit Ranës së Hedhun dhe të Shëngjinit."

Ky është viti i dytë radhazi që Bashkia Lezhë organizon aktivitete të kësaj natyre në Shëngjin, duke i dhënë një tjetër dimension sezonit turistik.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/turizmi-ne-ranen-e-hedhun-organizohen-aktivitete-sportive

Recommended