Do you want to remove all your recent searches?

All recent searches will be deleted

Kapet monstra i Selenicës që ekzekutoi “gjakun” e tij - News, Lajme - Vizion Plus

3 days ago0 views

http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV

Nuk ka zgjatur më shumë se 12 orë arratia e autorit të masakrës së Selenicës.



Ridvan Zykaj u prangos mëngjesin e së shtunës pas një operacioni të nisur pasditen e së premtes ga dhjetëra forca policie të Vlorës, Renea, Fnsh dhe Delta Forcë.




Nëpërmjet një komunikate për shtyp policia e shtetit sqaroi se kapja e autorit të krimit monstroz në Resulaj të Vlorës ku u vrane 8 vetë, u bë në një zonë periferike në dalje të Selenicës.

Si rezultat i punës së mirëorganizuar, krehjes së territorit, kontrolleve të shumta dhe pa ndërprerje gjatë gjithë natës edhe me anë të qenit gjurmes, u ë bë e mundur kapja e Ridvan Zykaj ndërsa u sekuestrua edhe arma e krimit, një kallashnikov që besohet të jetë përdorur nga 24 vjecari për vrasjen e 8 kusherinjve të tij një ditë më parë.

Ridvan Zykaj akuzohet për veprat ?Vrasje në rrethana cilësuese, ndaj dy ose më shumë personave?.

Të dhënat e para bënë të ditur se monstra e Selenicës u gjet i fshehur ne shkurrë në një zonë në periferi të Selenicës ndërsa gjatë arrestimit nuk ka bërë rezistencë.

Report this video

Select an issue

Embed the video

Kapet monstra i Selenicës që ekzekutoi “gjakun” e tij - News, Lajme - Vizion Plus
Autoplay
<iframe frameborder="0" width="480" height="270" src="//www.dailymotion.com/embed/video/x6ruapv" allowfullscreen allow="autoplay"></iframe>
Add the video to your site with the embed code above