Ora News - Berat, mbrëmje me muzikë filmash

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Qyetarët beratas përjetuan mbrëmjen e djeshme emocione të veçanta nëpërmjet muzikës së filmave më të njohur shqiptar, por dhe të huaj. Mbrëmja artistike është ngjizur bukur me freskinë dhe pamjen që ofroi nga Pedonalia e qytetit lagjia muzeale "Mangalem".

Për më tepër se një orë qytetarët, por dhe vizitorë të shumtë kanë shijuar muzikën instrumentale.

"Tinguj kinemaje" koncerti i Orkestrës Simfonike të RTSH-së, me drejtor artistik Aristidh Prosi dhe dirigjent Gridi Kraja, solli për publikun muzikën e filmave të njohur si " Lulkuqet mbi mure", "Rrugë të bardha", "Mësonjtorja", etj.

Dirigjenti i kësaj orkestre Gridi Kraja, u shpreh se publiku ishte i mrekulleshëm në këtë qytet.

Ky koncert, u mbështetur nga Bashkia e Beratit në bashkëpunim me Qendrën Kulturore mbajti të mbërthyer artdashësit beratas fal interpretimit me nivel të lartë artistik të instrumentistëve të talentuar të kësaj orkestre.

Muzika e filmave u shoqërua me shfaqjen e fragmente të tyre në video-projektor.

Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/berat-mbremje-me-muzike-filmash

Recommended