Ora News - Shqiptarët presin për fluturimin 47 mijë minuta në ditë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Në pjesën e parë të këtij viti, qytetarët shqiptarë që iu është dashur të udhëtojnë me linjat e transportit ajror janë përballur me shumë vonesa. Sipas të dhënave të zyrtare të Eurocontrol, rezulton se numri i vonesave në pjesën e parë të 2018 është dyfishuar, me një shifër që shkon në 47,000 minuta në ditë, 133% më shumë se në 2017.

Në raport theksohet se shumica e këtyre vonesave kanë si shkak kryesor, mungesën e kapaciteteve njerëzore të kompanive por edhe grevave apo kushteve të motit. Gjithashtu rritja e madhe kërkesës nga pasagjerët në periudha të caktuara është shkak i kësaj situatë.

Në muajin Korrik kulmi i vonesave shkoi në 337 minuta në ditë. Rritja e vonesave ka shtuar numrin e ankesave të qytetarëve. Në këtë mënyrë gjatë muajit Korrik nga 140 që ishte në muajin e kaluar shifrat shkojnë në 160, duke u rritur me 20 pasagjerë.

Kompensimi për këto raste shkon në 250 euro për vonesat mbi 3 orë. Shifra pritet të rritet akoma edhe më shumë në muajt në vijim, kjo e lidhur me numrin e madh të formularëve të ankimimit, që janë plotësuar nga qytetarët.

Procedurat e kompensimit variojnë deri në 6 javë. Nëse kompania nuk i jep qytetarit përgjigjen e duhur atëherë çështja ndiqet nga ekspertët e AAC-së, me kërkesë të vetë pasagjerit.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shqiptaret-presin-fluturimin-47-mije-minuta-ne-dite

Recommended