Ora News - Aksioni i Hetimit Tatimor, bllokohen subjekte në Durrës, Sarandë, Ksamil e Borsh

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Strukturat e Hetimit Tatimor kanë vijuar kontrollet e verifikimit për subjekte që ushtrojnë veprimtari ekonomike në zonat turistike në vend, me qëllim zbatimin korrekt të legjislacionit fiskal.

Nga aksioni i fundit janë bllokuar disa hotele dhe biznese të tjera për një afat 30 ditor për mungesë regjistrimi pranë subjekteve tatimore apo edhe për moslëshim të kuptonit tatimor.

Masa janë marrë për subjektin ?Adriatik 2?, me vendndodhje Golem, Durrës, për subjektin hotel ?Kamomil? me vendndodhje Golem dhe për subjektin bar kafe ? Favol? me vendndodhje Tiranë, të cilat penalizohen për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

Ndërsa referuar kontrolleve të ushtruara nga Hetimi Tatimor Rajoni Jugor, u morën masat për një subjekt në Borsh, penalizim për moslëshimin e kuponit tatimor për herë të dytë dhe bllokim i ushtrimit të aktivitetit për 30 ditë kalendarike.

Po ashtu në Sarandë dhe Ksamil janë bllokuar dy hotele të pa regjistruara.

Drejtoria e Hetimit Tatimor tërheq vëmendjen e tatimpaguesve që operojnë në zonat turistike të respektojnë detyrimet ligjore, me qëllim që të sigurohet një ecuri sa më pozitive e sezonit veror për të gjithë turistët, por dhe të garantohet konkurrenca e ndershme.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/aksioni-i-hetimit-tatimor-bllokohen-subjekte-ne-durres-sarande-ksamil-e-borsh

Recommended