Zbulohet magazina e drogës në Itali, sekuestrohen 800 kg hashash - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Policia italiane sekuestroi plot 800 kilogramë marijuanë në një magazinë në ravena. Fillimisht në pranga ra një i moshuar italian por që ai i dërgoi KARABINIERET në magazinën e shqiptarit i cila ishte e mbushur me marijuane dhe hashash.



dyshimet nisën pasi forcat e policisë vunë re se një makinë tip ?Citroen? po bënte manovra të dyshimta në rrugë me shpejtësi jashtë normave te lejuara.

Pas ndalimit u konstatua se në timon ishte një 70-vjeçar italian. Gjatë ndalimit ai ishte mjaft i tensionuar ndaj policët vendosën të bënin një kontroll më të detajuar. Atij iu gjetën 70 kg marijuanë brenda 2 thasëve të zinj.



hetimet u thelluan dhe policët arritën të zbulonin vendin ku ishte ngarkuar makina e 70-vjeçarit që i çoi në magazinën e shqiptarit që e kishte marrë me qira.





Policia gjeti edhe 602 kg marijuanë e 128 kg hashash në një total prej 800 kilogramësh me një vlerë prej 8 milionë eurove në treg.



në pranga u vu edhe 40-vjeçari shqiptar emri i të cilit nuk bëhet ende i ditur. dyshohet se droga kishte mbërritur nga Shqipëria dhe kishte si destinacion veriun e vendit fqinj.

Recommended