Greqia në flakë, mbi 50 të vdekur mes tyre 3 shqiptarë, 13 të tjerë të plagosur

  • 6 years ago
ituatë apokaliptike në shtetin fqinj. Athina prej dy ditësh është përfshirë nga zjarret masive, ndërsa numri i viktimave, sipas mediave fqinje ka shkuar mbi 50 deri tani mes tyre dyshohen edhe 3 shqiptarë. Ndërkohë që të plagosurit janë me qindra, mes tyre janë edhe 13 shqiptarë. Lajmi konfirmohet për Report Tv nga ish-kreu i Federatës së Emigrantëve në Greqi, Etmond Guri, por edhe emigrantë të tjerë. Guri shprehet se tre shqiptarë kanë humbur jetën, ndërsa identiteti i tyre nuk dihet, mes tyre dyshohet se është edhe një i ri nga Tepelena. Dy shqiptarë të tjerë janë shpallur të zhdukur. Ndërkohë që sipas ambasadës shqiptare në Athinë është vetëm një shqiptar i lënduar nga zjarri. Greqia ka shpallur tre ditë zie kombëtare.

Tre shtetas shqiptarë dyshohet se kanë humbur jetën por nuk dihen emrat e tyre. Përveç tyre raportohet edhe për dy shqiptarë të humbur. Gjithçka ndodhi brenda dy-tre orëve. Kryebashkiaku i Athinës, gjatë një prononcimi ka hedhur dyshimet për mbi 100 viktima, të cilët priten të identifikohen. Gjithashtu priten edhe shumë të lënduar shqiptarë pasi kjo zonën është e mbipopulluar.

Etmond Guri

Recommended