Ora News - Shiu përmbyt Shkodrën, qyteti noton në ujë, ndërsa rrufetë djegin shtëpitë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Shiu i verës e përmbyti Shkodrën!

Pak minuta reshje mjaftuan që rrugët të ishin nën mbretërinë e ujit, duke nisur nga zona pedonale, si dhe të gjitha akset kryesore në drejtim të lagjeve "Parrucë", "Xhabiej", "Rus" dhe "Mark Lula". Kolektorët dolën jashtë funksioni dhe situata e krijuar shkaktoj kaos në qarkullimin rrugor.

Bizneset në zonën pedonale pësuan dëme, pasi në një pjesë të tyre uji vërshoi brenda. Por më e rëndë situata u krijuar në spitalin rajonal të Shkodres, pasi ajo çfarë ra përjashta, depertoj brenda repartit të imazherisë, duke bllokuar tërësisht punën.

Bluzat e bardha u detyruan të lënë bisturitë dhe stetoskopët dhe të marrin në duar fshesat e kovat, për tu ardhur në ndihmë sanitareve në largimin e ujit. Për minuta të tëra skaneri, rezonanca, mamografia etj ishin të pamundura të hynin në punë, pasi uji që kishte vërshuar brenda mund të shkaktonte djegien e tyre.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/shiu-permbyt-shkodren-qyteti-noton-ne-uje-ndersa-rrufete-djegin-shtepite

Recommended