Report TV - Balla: Bitri votoi me kartën e Tavos: 75 apo 74 vota nuk ndryshon asgjë për Teatrin

  • 6 years ago
Në përfundim të seancës plenare, jashtë ambienteve të Kuvendit Taulant Balla akuzoi opozitën se ishin deputetët e saj që ndërruan kartën e Bitrit me të Tavos dhe mbi këtë veprim që e bënë vetë bojkotuan seancën. Për këtë, Balla u shpreh se ka edhe pamjet, që do të publikohen.

Nuk është arsye për të bojkotuar seancën pretendimin se në votimin në seancën e 5 korrikut, votën në emër të deputetit Tavo i është tjetërsuar për shkak se në vendvotimin e Bitrit u gjet e Tavos rastësisht dhe se Bitri votoi përmes kartës së Tavos. U informova nga përfaqësuesit e PS që kanë administruar kërkesën dhe provat filmike nga shërbimet e Kuvendit, që do të bëhen publike, ku duken qartë një deputet i caktuar, anëtar i LSI ka marrë kartën nga vendvotimi i Tavos dhe e shpuri përmes një deputeti tjetër te vendvotimi i Bitrit. Pak rëndësi kanë emrat. Brahimllari dhe Panariti? Besoj se po. Bojkotuan Kuvendin mbi një veprim që e kryen po vetë. Votimi nuk ndikoi në rezultatin e votimit. Më vjen keq që opozita ka degraduar, që bën një votim vetë dhe mbi veprimin e kryer vetë akuzon për vjedhje të madhe. Opozita do ta bojkotonte Kuvendin pas vendimit për negociatat. Sot nuk i kishim 84 vota, ne duam dhe kemi pritjen që të jetë një proces me konsensus për njërën nga forcat politike, ftesa ime është për deputetët e LSI, pasi sot e një vit kemi pasur të njëjtin pozicion dhe asgjë nuk ka ndryshuar. Mendoj që jemi në kohën e duhur për t?u mundësuar në shtator djemve dhe vajza për të vijuar magjistraturën. Rrjedhje votash nga opozita? Unë po iu them që kemi një komunikim zyrtar me LSI për këtë cështje, por dua të theksoj që i rëndësishëm është që të ruajmë konseguecën për qëndrimet tona për magjistraturën. LSI duhet të qëndrojë konseguente si një vit më parë. Komunikimi nga LSI me individë? Shpresoj që në Kuvend ka deputetë me pritje europiane që duan që reforma në drejtësi të vijojë

Recommended