Ora News - Ermal Meta rrëfen historinë e tij: Krenar që jam shqiptar, vetëm Jezusi lindi i famshëm
  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Ai na bëri krenar fillimisht kur rrëmbeu çmimin e parë në Sanremo dhe më pas me paraqitjen e tij në Eurovizion.

Është fjala për këngëtarin e famshëm shqiptaro-italian Ermal Meta, i cili përmes një rrëfimi ekskluziv për publikun shqiptar rrëfeu jetën e tij.

Si çdo i ri shqiptar në Itali, Meta tha se në rininë e tij ka bërë punë të ndryshme por të gjitha e çonin tek muzika, duke deklaruar se ishte pjesë e pandashme e shpirtit të tij.

Pyetjes se a është krenar se është shqiptar, Ermal Meta i jep këtë përgjigje: Jam shumë krenar që jam shqiptar!

Ermal Meta: "Jam shumë i lumtur që jam këtu por edhe shumë i emocionuar. Ndonjëherë do të flas shqip, ndonjëherë italisht.Kam mësuar të kontrolloj emocionet më mirë italisht. Unë ika para 24 vitesh nga Shqipëria.E kam kaluar detin Jon jo mbi traget por mbi nota, e kisha gjithmonë brenda muzikën dhe nuk mendoja gjë tjetër. Edhe pse studioja dhe bëja shumë gjëra të tjera. Kisha vetëm një dëshirë. Kam mësuar se është më mirë të bësh një gjë në mënyrën më të mirë sesa të bësh shumë gjëra por shkel dhe shko si thotë nëna ime.

Fillova muzikën para shumë vitesh, e ndjeja në mënyrë shumë të fortë. Po flisnim dje me Kryetarin (Erion Veliaj) se sa punë kemi bërë kur ishim të rinj, (t'ja bëjmë çikë qejfin vetes). Nuk lind njeri i famshëm, vetëm Jezusi ka lindur i famshëm, asnjë tjetër.Unë si gjithë shqiptarët në Itali mundohesha të mbijetoja në të gjithë mënyrat që më jepeshin, në moshën 14 vjeç shisja gazeta tek semaforët por gazetat nuk shtypeshin dhe aq mirë se kushtonin pak.

Nuk e kisha kuptuar dhe kur prekja fytyrën bëhesha sterr i zi.Mamaja ime kur kthehesha në shtëpi më pyeste: Ku ke qenë? I thoja, në punë. Nuk është e vërtetë, thoshte, je sterr i zi.Shes gazeta. Si është e mundur, të janë bërë dhe duart sterrë, thoshte.Pastaj filloi të më besonte pak nga pak. Kam bërë shumë punë, kamarier, barist, kam ngritur shumë pjata, kam bërë shumë stërvitje.

Por duart ishin atje se mendja ishte gjithmonë në vend tjetër.Çfarëdo eksperience unë e derdhja në muzikë. Çdo njeri që takoja për mua ishte një histori. Çdo njeri ka historinë e vet, e ka brenda, mund t'ia lexosh pak në sy por nuk arrin ta kuptosh. Dhe unë kur nuk e kuptoja, e shpikja dhe pastaj e shkruaja. Kështu fillova të shkruaj këngë. E ndjeja atë urgjencën e kreativitetit. Në fillim luaja në piano, kitarën nuk e llogarisja fare.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/ermal-meta-rrefen-historine-e-tij-krenar-qe-jam-shqiptar-vetem-jezusi-lindi-i-famshem
Recommended