Report TV - PD-PS përplasen te 'Ligjet' për Xhafajn, Ulsi Manja: Koha e 'Babales' mbaroi

  • 6 years ago
Ka nisur me tensione dhe debate të ashpra mbledhja e komisionit parlamentar të ligjeve. Opozita kërkoi diskutime jashtë rendit të ditës për çështjen "Xhafaj". Në debate u përfshirë deputetët e PD Oerd Bylykbashi, Gent Strazimiri dhe Klevis Balliu me kryetarin e komisionit Ulsi Manja. Ky i fundit nuk lejoi diskutime jashtë rendit të ditës.

Në debate u përfshi edhe deputeti Klevis Balliu i cili iu drejtua Manjës se po sillej si karagjoz, ndërsa kreu i Ligjeve iu përgjigj se karagjozin të shkojë dhe ta tregojë në vend tjetër.

Debati te "Ligjet"

Gent Strazimiri: Kalendari nuk permban ceshtjen me te rendesishme si ceshtja "Xhafaj". Ka 10 dite me fakte e prova autentike. Po drejtohemi nga një narkoqeveri me një narko kooperturë, me një narkoqeveri. Qeveria u kap me pras në duar.

Oerd Bylykbashi: Ministri i Brendshëm ka mbrojtur vëllain kriminal, e paketoi dhe e çoi në Itali, ndërsa duhet të fillonte ndjekja penale për të, për trafik të lëndëve narkotike.

Klevis Balliu: Z.Manja, mos bëj karagjozin këtu.

Ulsi Manja: Karagjozin shko dhe tregoje në vend tjetër....

Oerd Bylykbashi: Ky komision nuk mund të vijojë më pa shkarkuar Fatmir Xhafajn. Sa kohë Fatmir Xhafaj ministër i Brendshëm mbron krimin në qeveri.

Ulsi Manja: Si e kishte ai "Babolja"...?! Ti po më kërkon të mos bëj detyrën... Ky nuk është komisioni i "Babaljes", por është komisioni i ligjeve.

Recommended