Report TV - Mbetje shtazore pranë lumit Erzen, Zëvendësministrja Çuçi: U pastrua e gjithë zona

  • 6 years ago
Pas paralajmërimit të ministrit të Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi, për kontroll të rreptë të ndotësve që hedhin mbetje pranë lumenjve, nga institucionet ligjzbatuese, Inspektoriati Shtetëror i Mjedisit dhe Policia e Shtetit kanë inspektuar zonën në Pezë- Helmës. Në këtë zonë aktivistë të Ecovolis kanë konstatuar mbetje shtazore pranë lumit Erzen.

Disa prej subjekteve që ushtrojnë këtë aktivitet pranë zones janë shoqëruar ndërsa dy prej të tyre shtetasi me iniciale A.A dhe F.K janë çuar për ndjekje penale në gjendje të lirë. Materialet i kanë kaluar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë.

Zëvendësministrja e Mjedisit, Ornela Çuçi e pranishme në këtë aksion theksoi se do të merren të gjtha masat që shkelësit e ligjit të mos e ushtrojnë më këtë aktivitet.

Pasi marrjes së masave u pastrua e gjithë zona ku ishin hedhur mbetjet shtazore.

Recommended