Makina përmbyset në Fier-Levan, 1 i vdekur. Grupi hetimor po punon për nxjerrjen e viktimës

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Një aksident rrugor është shënuar në aksin Fier-Levan mesditën e sotme.

Makina tip "Volkswagen" është përplasur me mjetin tip "Skoda" dhe më pas është përmbysur rreth orës 14:30 të ditës së sotme.

"Nga përplasja e mjeteve dyshohet se ka gjetur vdekjen drejtuesi i makinës "Volkswagen" i cili ndodhet ende brenda në mjet" informoi policia.

Grupi hetimor po punon për nxjerrjen e viktimës nga mjeti, identifikimin e tij dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/makina-permbyset-ne-fier-levan-1-i-vdekur

Recommended