Konferencë shkencore për shkrimtarin Kazantzakis - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Nikos Kazanzaqis, një nga shkrimtarët më të njohur, më të lakuar e më të përkthyer grek, ishte kryefjala e konferencës ndërkombëtare në qendrën për dialog në kryeministri.



Ky prozator i letërsisë bashkëkohore, pjesë e kurrikulës së shkollave në Europë nuk fitoi çmime brenda vendit të vet, e pikërisht Greqia iu kthye në vendin armik në akademinë suedeze të Nobelit.



Ismail Kadare duket se ndan të njëjtin fat me Kazanzaqis. Studiuesi e përkthyesi i tij në shqip Stavros Dajos, nuk nguron të ndërtojë paralele edhe në lidhje me këtë.



E ndonëse është folur shumë për Kazanzaqis, në konferencën ndërkombëtare e organizuar për veprat e tij interesi ishte i madh.



Studiues nga Greqia, Kosova dhe Shqipëria kumtuan shumëdimensionalin Kazanzaqis dhe veprat e tij, edhe pse në shqip më të njohurat janë "Kapedan Mihali", "Krishti kryqëzohet përsëri? dhe ?Zorba?.

Recommended