Ora News - Punonjësit e nëntokës, 264 ish të përndjekur do të përfitojnë pension si minatorë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
264 ish-të përndjekur që kanë punuar në miniera në kohën që vuanin dënimin tashmë do të përfitojnë pension të njëjtë me minatorët. Qeveria ka kaluar një projektligj të posaçëm për këtë kategori. Efektet në buxhet parashikohen të jenë 4 mln lekë në muaj.

Ish-të përndjekurit të cilët në kohën e komunizmit përveç burgut janë detyruar, të punojnë edhe në miniera tashmë do të përfitojnë një pension minatori. Qeveria ka miratuar projektligjin nga i cili pritet të përfitojnë 264 persona.

Niveli i pensionit të minatorëve është më i lartë dhe këta persona nuk e përfitonin për shkak të mungesës së dokumentave ndërsa me ligjin e ri përfitojnë automatikisht duke marrë për bazë faktin që kanë vuajtur dënimin në burgje ku kishte dhe miniera.

Astrit Kuka, Përgjegjës i Sigurimeve Shoqërore: Punonjësit e nëntokës u vendos që të dalin në moshën 55 vjeç për tu dhënë mundësia të përndjekurve politikë që kanë punuar në ato momente që ka pasur miniera, doli një ligj që parashikonte gjithë periudhën e vuajtjes së dënimit në kapmet të cilat kanë qenë miniera në nën tokë të jenë si punë minatori në nëntokë dhe pagat do të jetë si paga e minatorit në nëntokë. Me këtë ligj zgjidhet një situatë e krijuar për rreth 264 ish-të përndjekur politik.

Efekti në buxhetin e shtetit llogaritet të jetë 4 mln lekë të rinj.

Astrit Kuka, Përgjegjës i Sigurimeve Shoqërore: Është çështja e vendosjes së të drejtës në vend, është rreth 4 mln lekë të reja, por problemi është që atyre ti krijohet një mundësi që të integrohen si gjithë të tjerët që kanë punuar në punë të vështira.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/punonjesit-e-nentokes-264-ish-te-perndjekur-do-te-perfitojne-pension-si-minatore

Recommended