Ora News - Ndotja në Elbasan, Qazim Sejdini i kërkon Klosit të heqë licenca

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Uzina e Ferrokromit dhe raferineria e përpunimit të naftës të konsideruar ndotësit më të mëdhej në Elbasan janë gjetur në befasi nga deputetët socialistë të qarkut dhe kryetari i Bashkisë i cili pak kohë më parë kishte kërkuar pezullimin e punës deri në vendosjen e filtrave.
Ndaj deputeti Taulant Balla i kërkoi publikisht ministrit të Mjedisit masa urgjente ndaj ndotësve.

Taulant Balla: ?I kërkojmë Ministrit të Mjedisit Blendi Klosi, por edhe Drejtorit të Përgjithshëm të Imspektoriatit të Mjedisit marrjen e masave emergjente. Nuk mund të tolerohet 1 vit afat për të vënë në punë pluhurkapëset. Duhet të jetë e kundërta, të vendosen pluhur kapëset pastaj të fillojë puna. "

Ndërsa kryebashkiaku Qazim Sejdini kërkon masën ekstreme të pezullimit të punës për ndotësit, ndërsa ministri Klosi të shkojë ta shohë vetë situatën.

Qazim Sejdini: "Unë i drejtohem Ministrit Klosi të vijë vetë të shohë gjendjen dhe të ndjejë me erë cfarë ndotje është. Të gjithë këtë ndotje e ka jo vetëm zona përqark por dhe ujrat nëntokësorë dhe mbitokësorë. Të marrë masat për heqjen e liçencës të gjitha firmave që nuk plotësojnë kushtet dhe standardet kombëtare e ndërkombëtare. Shpresoj të më dëgjojë ?

Deputetet socialistë të Elbasnait i konsiderojnë këto dy uzina fajtore jo vetem për ndotjen e ajtir,por edhe të ujit, ndaj kërkojnë masa për atë që e cilësojnë vepër të rëndë penale.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/ndotja-ne-elbasan-qazim-sejdini-i-kerkon-klosit-te-heqe-licenca

Recommended