Tahiri ne Opinion: Bij nenash vuajne nga qeverisja e bij ku***ve
  • 6 years ago
Duke iu referuar deklaratave të sotme dhe gjuhës së përdorur sot nga Saimir Tahiri, ish-ministri i Brendshëm shpjegoi në emisionin "Opinion" në Tv Klan se përgjatë 6 muajve mungesë në Parlament, persona të tjerë i kanë bërë gjyqin publik.

Gjatë një lidhje telefonike, ish-ministri i Brendshëm tha se deklaratat e tij ditën e sotme nuk ishin kërcënim për askënd dhe as për Kryeministrin Edi Rama. I pyetur nga gazetari Blendi Fevziu nëse deklarata e tij ishte mesazh o koduar, Tahiri theksoi se prej 6 muajsh i është bërë "gjyqi publik" nga kushdo në Parlament dhe jashtë tij, e tani i intereson të dalë e vërteta.

"S'mund të hidhni fall për arsyen pse kam shkuar unë në Kuvend apo arsyen nëse kam kërcënuar unë Edi Ramën apo jo. E para nuk e kam në kulturë të kërcënoj, kam gjithë të drejtën time të flas në Parlament për gjithçka kanë thënë për mua 6 muaj që s'kam qenë në Parlament, kam dëgjuar këdo tjetër që më ka bërë gjyqin moral. Unë këtë nuk e pranoj. Për hir të respektit ndaj sistemit të drejtësisë, meqë unë sot jam në hetim, për hir të parimeve të mia".

Sërish ish-ministri i Brendshëm ka përdorur një gjuhë të ashpër, duke iu referuar togfjalëshit të sotëm "bir k**ve".

"Jam i bindur që sado ta interpretoni ju, këtë që thashë unë sot, e thonë njerëzit më shumë. Ka mbi 30 vite që bir nënash vuajnë nga qeverisja e bij kurvave".

Sa i përket hetimit ndaj tij për përfshirje të dyshuar në trafikun ndërkombëtar të drogës, ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri theksoi se gjatë 4 viteve të punës së tij, kultivimi i kanabisit ka qenë më i ulët krahasuar me një vit të Qeverisjes Berisha.

"Në 4 vjet kam bërë maksimumin tim me shpirt, edhe mund të kem Gabuar. Mos i jepni rrugë mediokritetit duke dalë atje dhe duke thënë çdo lloj gjëje. Kryeministri dhe ministri i Brendshëm sot mund ta konsiderojnë si të duan. Katër vite kur kam qenë unë në detyrë, kultivim hashashi ka qenë më pak se 1 vit i Berishës. Mua nuk më intereson askush dhe asgjë përveç të vërtetës. Shpresoj të vijë dita të mbyllet dhe të dalë e vërteta ime. Unë kam heshtur dhe i kam lënë rrugë drejtësisë", tha ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri gjatë një lidhje telefonike në emisionin "Opinion" në Tv Klan.
Recommended