Ora News - Takimi me Flamurtarin, Radas: Mposhtim presionin e brëndshëm dhe sigurojmë finalen

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Përballja mes Flamurtarit dhe Skënderbeu është kthyen në një "trend" javën e fundit, me vlonjatët dhe korçarët që luajnë në 18:30 takimin e tretë brënda kësaj jave midis tyre.

Një 90 minutësh që korçarëve i duhet për të përmbysur disfatën 1-0 të një jave më parë, çka do të thoshte dhe finalja në Kupën e Shqipërisë.

Për këtë takim, foli dhe shtylla e mbrojtjes tek ekipi korçarë, Marko Radas, që theksoi se presioni i rezultatit nuk do të ndikojë tek skuadra.

"Sigurisht që nuk do të bëhet ndeshja sikur në kampionat. Ndeshje tjetër është Kupa dhe Kampionati. Normale që është vështirë por do të provojmë që të rikuperojmë atë rezultat negativ të morëm në Korçë. Skënderbeu nuk ka presion në asnjë fushë, ka presion vetëm brënda vetit. Një llojë presioni ekziston por do të tentojmë që të bëjnë diçka."-tha Radas.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/takimi-me-flamurtarin-radas-mposhtim-presionin-e-brendshem-dhe-sigurojme-finalen

Recommended