Ora News - Minatori, Ramës: Kryeministër preje pak timonin majtas, shumë djathtas po ec

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Me Ministrat Gjiknuri dhe Ahmetaj në krah, kryeministri Edi Rama zhvilloi një interpelancë online me themeluesit e Sindikatës së Minatorëve "Janar 1991", sot të dalë në pension, për ecurinë e projektit të Statusit të Minatorit

Teksa shpalosën kërkesat e tyre të artikuluara edhe në protestën e fund marsit, një minator nga Mirdita mes batutave pati një rekomandim për Ramën: "Kryeministër preje pak majtas timonin se shumë djathtas po ec. Jemi njerez ne nevoje. Preje edhe pak majtas per njerezit ne nevoje".

Por në kundërpërgjigje, shefi i qeverisë tha se i gjithë përceptimi për rritjen e taksave është një keqkuptim dhe në shumicën e rasteve sipas tij ngatërrohet me tarifat e pushtetit vendor.

Rama: Ka keqkuptim të madh sa i takon taksave. Po marr ilaçet, sot ka ndryshim të madh mes aksesit në medikamte të popullatës, kemi hequr taksën mbi ilaçet, kemi përfshirë në listën e rimbursimeve 600 mijë njerëz që nuk janë pjesë e sistemit të sigurimeve, kemi rritur listën e ilaçeve të rimbursueshme. Ka ende për të bërë por të gjitha këto para të kursyera njerëzve janë para që i paguan buxheti i shtetit. Përjashto taksën mbi më të pasurit, taksën e karburantit, unë ju sfidoj të më tregoni një taksë tjetër që ka rritur qeveria. Kemi ulur taksat për 97% të punonjësve në shtet apo privat që deri dje paguanin 10%. Kemi bërë zero taksën e biznesit të vogël nga 1-5 milion. Nëse njerëzit ishin mësuar të mos paguanin dritat, ujin, kostot e shërbimeve dhe sot i paguajnë, këto nuk janë taksa. Më vjen keq që ngatërrohet politika jonë e taksave me tarifat e pushtetit vendor, është autonomi e tyre.
Për më shumë lexoni në:
http://oranews.tv/article/minatori-rames-kryeminister-preje-pak-timnonin-majtas-shume-djathtas-po-ec

Recommended