Ora News - Reagon Bushati: Keqardhje për reagimin tim instiktiv ndaj agresionit me miell e vezë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

"Një reagimin instinktiv ndaj agresionit te ulët me miell, vezë e të tjera mjete rrethanore, nga grupi i pushtuesve të dhunshëm të foltores së Kuvendit, pa llogaritur lumin e të sharave vulgare!".

Kështu e justifikoi ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme veprimin e tij të hedhjes ujë drejt opozitës gjatë momenteve kur deputetët e PD-së dhe LSI-së kishin bllokuar foltoren.

"Por reagimi im- vijon më tej ministri- në ate skenë ku ligësia e verbërisë politike është ulur këmbëkryq duke na turpëruar të gjitheve, edhe njëherë tjetër në sytë e prinderve e të fëmijëve të këtij vendi, as nuk e fshin as nuk e lehtëson barrën e rëndë të përgjegjësisë së dhunuesve recidivë të bashkëjetesës parlamentare."

Bushati e mbyll postimin e tij në facebook me ndjesën ndaj qytetarëve për atë çka ai ai personalisht nuk mundi te evitonte sot.

Postimi ne facebook i ministrit Ditmir Bushati.

Dua të pranoj që në fillim se jam i keqardhur për reagimin tim instinktiv ndaj agresionit te ulët me miell, vezë e të tjera mjete rrethanore, nga grupi i pushtuesve të dhunshëm të foltores së Kuvendit, pa llogaritur lumin e të sharave vulgare!

Kërkoj ndjesë qytetarëve per faktin që nuk arrita të ruaj gjakftohtësinë në ato kushte krejt të papranueshme për çdo mjedis publik, e lere më pastaj për një Kuvend demokratik.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/reagon-bushati-keqardhje-reagimin-tim-instiktiv-ndaj-agresionit-me-miel-e-vez

Recommended