Monika Kryemadhi: Rama pergjon Presidentin

  • 6 years ago
Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka deklaruar se Kryeministri përgjon Presidentin e Republikës. E ftuar në emisionin "Opinion" në Tv Klan, Kryemadhi bëri me dije se Rama ka përgjuar Metën edhe kur ky i fundit ishte kryetar Kuvendi në legjislaturën e kaluar.
Sipas kryetares së LSI, Ilir Meta përgjohet edhe tani nga zyrat e Kryeministrisë. Në këto zyra, tha Monika Kryemadhi, janë blerë suftuere dhe programe të tjera që shërbejnë për përgjim.
Ajo shtoi gjithashtu se gjatë 5 muajve të fundit janë zhdoganuar aparatura përgjimi.

Blendi Fevziu: Edi Rama ka përgjuar kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë?

Monika Kryemadhi: Po mo, edhe vazhdon ta përgjojë. Ka ndonjë problem?

Blendi Fevziu: Tani që është President?

Monika Kryemadhi: Po! Pse ju bën përshtypje ju? Më përgjon dhe mua, ku hyra, ku dola, kë takova, kë s'takova. Unë s'e kam problem fare. Presidentin e përgjon si bashkëshortin tim. Edhe thotë, ai nuk është Presidenti, është bashkëshorti i kryetares së opozitës. Ashtu justifikohet nëse duhet. Do t'ju sugjeroja si media investigative që të dërgoni njerëz në disa vende të tjera për të investiguar për aparatura që janë blerë dhe janë zhdoganuar në doganat e Shqipërisë.

Lorenc Vangjeli: Kur?

Monika Kryemadhi: Para 4-5 muajve! Kryeministria, me elementë të caktuar, kanë marrë softuere dhe materiale të cilat shërbejnë për përgjimin.

Recommended