Ora News - Gjykata e Lartë i jep Krimeve të Rënda kompetencat e SPAK

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ndërkohë që ka me tepër se një vit që perflitet shkrirja e gjykatës dhe Prokurorisë së Krimeve të Rënda një vendim i gjykatës së lartë i ka dhënë asaj përkohësisht kompetencat e gjykatës antikorrupsion SPAK që pritet të krijohet në kuadër të reformës në drejtësi.

Shkak për të rishqyrtuar kompetencat mes Krimeve të Rënda dhe gjykatave të rretheve është bërë Gjykata e Durrësit e cila ka kërkuar që Kolegji i Gjykatës së Lartë të shprehet nëse çështja e trafikut të drogës i përket tashme një gjykate të zakonshme në rrethe apo gjykatës së Krimeve të Rënda.

Në përfundim të analizimit të këtij rasti Kolegji Penal ka urdhëruar gjykimin e rastit të trafikut të drogës pranë Gjykatës së Durrësit, duke u bere keshtu nje praktike e zbatueshme për të gjitha çështjet veprat e të cilave nuk janë më konpetence e gjykimit nga SPAK, pas krijimit të kësaj gjykate.

Në këtë menyre pas zbardhjes së vendimit të Kolegjit, Gjykatës së Krimeve të Rënda do t'i duhet t'ia kalojë për kompetence rretheve një sërë dosjesh veprat penale të të cilave nuk janë kompetencë hetimi e gjykimi nga prkuroria e gjykatave të posaçme antikorrupsion.

Gjithësesi pritet që kolegji penal të zbardh arsyetimin e vendimit nëse behet fjalë vetem për dosjet që janë regjisturuar para 1 gushtit te vitit 2017 kur ka hyrë në fuqi edhe kodi i ri i procedures penale, apo pas këtij afati.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/gjykata-e-larte-merr-perkohesisht-kopetencat-e-spak

Recommended