Flet xhaxhai i vajzës që akuzohet se helmoi vjehrrën: Ngjarja e sajuar, mbi Marjanën po hidhet baltë
  • 6 years ago
Të afërmit e 21-vjeçares Marjana Çmeta e cila akuzohet se ka vrarë vjehrrën e saj Lirie Lami duke e helmuar me fostoksinë, mohojnë që e reja të jetë autore e krimit. Selim Çmeta është xhaxhai i Marjana Çmetës thotë për Report Tv se mbesa e tij është a pafajshme, ndërsa akuzon familjen Lami se kanë hedhur baltë mbi të renë për tradhti bashkëshortore.
"Familja Lami ka dashur të hedhë baltë mbi vajzën tonë. Fillimisht i vunë për dashnor të gjithë meshkujt e fisit e më pas pasi nuk doli kjo, shpikë këtë histori. Liria ka tentuar edhe një herë të vetëhelmohet vite më parë".
Recommended