Report TV - Mashtrimi 300 mijë $,ish prefekti Fierit garanci 1.3 mln lekë,lirohet Bujar Hasaj

  • 6 years ago
U arrestua për mashtrim me 300 mijë dollarë, lirohet me garanci pasurore ish-prefekti i Fierit, Bujar Hasaj.

Vendimi është dhënë këtë të shtunë nga Gjykata e Tiranës e kryesuar nga gjyqtari Ahmet Metaliaj. Hasaj ka paguar shumën e 1.3 milionë lekëve të reja në këmbim të lirisë.
Hasa akuzohet se së bashku me një tjetër person me inicialet P.P. kanë mashtruar 2 persona, një shtetas shqiptaro-kanadez dhe një shqiptar nga Laçi duke u marrë mbi 300 mijë euro (260 mijë dollarë dhe 50 mijë euro). Ish-Prefekti Hasa sipas policisë i ka shitur një kanadezi me inicialet B.H. një dyqan në Tiranë, por me dokumente false, ndërkohë që i mori 260 mijë dollarë.

Recommended