Stop - Kamera e fshehtë, 100 mijë lekë për rezonancë, në të kundërt muaj pritje! (27 shkurt 2018)

  • 6 years ago
stop.tvklan.al Nje emision satiro-investigativ nga Saimir Kodra & Gentian Zenelaj. E hene - E premte ora 20:05 @ Tvklan & KlanHD;

Kronikë më e plotë: http://tvklan.al/stop-emisioni-126-sezoni-3/

Një qytetar ka fëmijën sëmurë, ndaj dhe i drejtohet shërbimit të Pediatrisë në QSUT. Pasi i rekomandojnë që fëmija të bëjë rezonancën, i lenë datë për këtë ekzaminim në fund të muajit Prill.Në këto kushte, hyn në punë ?varianti klasik?. Qytetari i paguan 100 mijë lekë nën dorë infermieres Lazime Pëllumbi dhe rezonanca realizohet brenda ditës.

Kamera e fshehtë e emisionit ?Stop? këtë herë shkoi në Pediatrinë e QSUT-së, ku shfaqi një rast të pastër korrupsioni për kryerjen e një rezonance brenda ditës.

Infermierja ? Hajde!

Qytetari ? Përshëndetje!

Infermierja ? Mirë?

Qytetari ? Unë erdha për një fëmijë. E kam me probleme me dhimbje koke edhe për një rezonancë, edhe?

Infermierja ? Ke ardhur dhe një ditë tjetër këtu te unë ti.
Qytetari ? Po!

Infermierja ? Për ça ke ardhur këtu ti?

Qytetari ? Për këtë rezonancën erdha.

Infermierja ? Po pra, ta dhashë unë ty letrën.

Qytetari ? Po tashi ma kanë planifikuar.

Infermierja ? Për të bërë rezonancën, kur ta kanë planifikuar?

Qytetari ? Shumë gjatë, me 26 i katërti. Unë e kam me kriza, me? ka ndonjë rrugë tjetër, si mund të veprojmë?

Infermierja ? Çfarë të të them Lazimja? Ka pas shumë dyndje, shumë ngarkesë të madhe atje.

Qytetari ? Po me pagesë kështu?

Infermierja ? Po me pagesë mua më vjen keq tani, unë nuk bëj pazare tani se kam hall se ? a kupton?

Qytetari ? Po çfarë halli ke?

Infermierja ? Nuk do lej punën për? se ku ta di unë se nuk ke ardhur me ndonjë STOP, me ndonjë kamer ti këtu, a kupton?

Qyteari ? E kuptoj!

Infermierja ? Nuk të besoj? jo nuk besoj asnjë? jo është shumë me rrezik. Unë të thash ty brenda ditës pa 100 mijë lekë (të vjetra) nuk ta bëj dot.

Nuk i bëj unë, flas me çunat atje edhe mund të caktojnë një orar më vonë, a kupton?

Them unë tashi, po e bënë. Çfarë të thotë Lazimja?!

Qytetari ? Tani, unë po të them.

Infermierja ? Më pak se 100 mijë lekë, nuk bëhet, jo as bëhet llaf, jo, jo janë 2-3 veta atje që punojnë.

Qytetari ? Ndonjë 80-tëshe, s?bëhet gjë?

Infermierja ? Për Zotin, çfarë të të thotë Lazimja, për kokë të kalamajëve! Unë nuk marr asnjë 5 lekëshe, pa 100 nuk i bën brenda ditës.

Nuk dua të shpenzohesh!

Qytetari ? Mirë atëherë, unë do ta vendos edhe po qe ashtu, a je këtu ti?

Infermierja ? Unë këtu jam deri në orën 2.

Qytetari ?vendosi? të paguajë 10 mijë lekë të vjetra për të zgjidhur problemin shëndetësor të fëmijës, ndaj u rikthye në Pediatri.

Infermierja ? Hë çfarë bëre?

Qytetari ? Më mirë po e bëj kështu se s?po?

Infermierja ? Si?

Qytetari ? Me 100 mijë lekëshin.

Infermierja ? Do të më heqësh nga puna ti, e shoh unë.

Qytetari ? Shih, shih!

Infermierja ? Po, për Zotin, do të më heqësh nga puna! Mirë se me ato të mbaroj punë unë ty, pa merak!

Po do më presësh jashtë tani se do të të shoqëroj unë, do flas me ato çunat unë tani.

Qytetari ? Po pa...

Recommended