Ora News - 'Universitetet', Marku: Qeveria të buxhetojë pagat, të financojë kërkimin shkencor

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Reforma e kërkuar në ligjin e arsimit nga pedagogët duket se ka ngecur në ngërç. Për Ora News përfaqësuesit e negociatave me Ministrinë e Arsimit nënvizohet rëndësia e dhënies së pagave përmes buxhetit të shtetit dhe miratimi i statusit të pedagogëve. Por teksa është paralajmëruar nisja e një greve nëse MAS nuk reagon brenda 10 marsit, vetë Ministria e Arsimit shprehet se nuk mund të bëjë ndryshime ligjore pa marrë më parë kërkesat me shkrim prej trupës pedagogjike.

Dy vite e gjysmë pas hyrjes në fuqi të ligjit të arsimit të lartë, pedagogët e Universitetit të Tiranës e cilësojnë atë të dështuar dhe përgjegjës për bllokimin institucional të Universitetit.

Por qeveria thotë të kundërtën, duke ia autribuar ngërçin në Universitet konfliktit të brendshëm.

Ligji përcakton Bordin si organin më të lartë kolegjial administrativ, ndërsa dhe administratorit i ka dhënë po aq kompetenca. Ndërsa Rektori është autoriteti më i lartë akademik.

Kjo sipas pedagogëve krijon mbivendosje kompetencash, ndërsa nga qeveria kërkojnë ridefinim të funksioneve juridike.

Mark Marku: I ka dhënë shumë peshë pjesës së administrimit dhe u ka dhënë shumë kompetenca. Madje u kanë dhënë aq kompetenca sa që praktikisht i bën ata si një lloj qeverie në vetëvete brenda Universitetit.

Akademikët kërkojnë shkarkimin e anëtarëve të Bordit administrativ, ndërsa thonë se organi që duhet te vendos për largimin e tyre të jetë Senati, i cili zgjedh anëtarët jo Ministria e Arsimit.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/debati-ligjin-e-arsimit-marku-qeveria-te-buxhetoje-pagat-te-financoje-kerkimin-shkencor

Recommended