Report TV - Dash Shehi-Ramës: Për 'plënc e raki' të lë 200 vjet pas,je nxënësi im
  • 6 years ago
Kreu i LZHK, Dashamir Shehi i është përgjigjur ironive të kryeministrit Edi Rama lidhur me investimet turke në Shqipëri. Shehi u shpreh kundër koncesionarit turk në aeroportin e Vlorës, ndërsa Rama ironizoi javën e kaluar deklaratat e tij, duke deklaruar nga foltorja e Kuvendit se ai zgjohet në mëngjes dhe ha pilaf e pi raki. Por deputeti i PD u përgjigji një javë më pas duke i kujtuar Ramës se për batuta nuk ia merr dot, por në diskutim janë interesat kombëtare dhe jo "plënci e rakia".

"Pse jam kundër investimeve turke? Është e tepruar dhe çdo ndërhyrje tjetër është në dëm të Shqipërisë. E di pse e them këtë? I kemi te bankat, porti, tani do i kemi dhe te aeroporti, i kemi te energjia, i kemi te arsimi, që i kishim deri dje, i kemi te telekomunikacioni për të cilën folëm dje.
Recommended