BOOM sjell prova të reja nga dosja Teki Hoxha, zhduket CD e regjistrimit të seancës gjyqësore

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Emisioni investigativ "BOOM", ka vijuar në ditën e dytë të transmetimit të rastit të shtetasit Teki Hoxha, të publikojë prova të reja nga gjykimi i kësaj dosje në Gjykatën e Apelit Vlorë.

I riu më herët ishte dënuar me katër muaj burg nga gjykata e Beratit për mbajtjen e armëve të ftohta, thika, që u gjetën në banesën e tij, teksa në katin e parë të të cilës, kishin edhe dyqan mishi.

Edhe pas kërkesës së Prokurorit të Apelit Vlorë për pezullimin e ekzekutimit të dënimit me burgim dhe vënien në provë të të riut, një kërkesë e tillë është hedhur poshtë nga trupi gjykues. Shkeljen proceduriale të Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, Gjykata e Apelit Vlorë e ka cilësuar gabim material, teksa ka pretenduar korrigjimin e saj.

Përfundimisht edhe kjo gjykatë e ka dënuar me 4 muaj burg, po aq sa edhe gjykata e Beratit Teki Hoxhën.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/prova-te-reja-nga-dosja-teki-hoxha

Recommended