Mbesa dorëzon ne Arkivën e shtetit arkivën personale të Reuf Ficos

  • 6 years ago
Ky Himn Mbretëror dhe i Flamurit, ky telegram i Ismail Qemalit, një telegram i Avni Rustemit, dokumente për çështjen e copëtimit të kufijve nga Serbia e Greqia e me gjerë, gjendeshin në arkivat familjare të Reuf Ficos. Që nga kjo e premte ato do të strehohen në Arkivën e Shtetit, ku u organizua edhe një ceremoni e dhurimit nga familjarët. Të pranishëm në këtë ceremoni ishin Ardit Bido dhe Nahlel Fico.
?Kemi kënaqësinë dhe nderin e veçantë që sot pranojmë një dhurim të paçmuar në trashëgiminë tonë kulturore, dokumentacionin e një prej personaliteteve më të rëndësishme të viteve 30-të të këtij vendi të z. Reuf Fico. Është një dhurim nga mbesa e Fico znj. Nahlel Fico dhe nga familjarët e tij, që do të mund që për pak kohë pasi të përpunohet të shërbehen dhe të aksesueshëm për publikun. Është e rëndësishme që të japim dy mesazhe në këtë rast.

Së pari, për t?i bërë thirrje të gjithë atyre që kanë dokumente origjinale të personaliteteve të mëdha të këtij vendi në shtëpitë e tyre, që ti dorëzojnë në Arkivin Qendror të Shtetit ku do të ruhen në kushtet teknike dhe profesionale që garanton që ky dokumentacion do të mund ti mbijetoj kohës, dhe mbi të gjitha që dokumentacioni do të mund të jetë lënda e parë për studiuesit në mënyrë që këto figura të ndritura të mundet që të studiohen në dinamikën e tyre të vërtetë dhe në madhështinë e tyre të vërtetë.

Recommended