Para e pasuri - "Programi 1 miliard i PPP, rruga e arbrit 240 mln euro, e paguan shteti"

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Ish-deputeti i Partisë Demokratike, Selami Xhepa thotë se fizibiliteti i një rruge nuk mund të bëhet paraprakisht.

Duke folur për rrugën e Arbrit, marrëveshja për të cilën u firmos sot, ai thotë se kjo rrugë e kalon rëndësinë e ekonomisë kombëtare dhe vetëm pas ndërtimit të saj do të shikohet se çfarë do të ketë.

I ftuar në "Para e Pasuri" nga Aurora Sulçe në Ora News, Xhepa tha se përtej Rrugës së Arbrit, Shqipëria ka edhe shumë prioritete të tjera dhe se qeveria duhet të përzgjedhë ato më të rëndësishmet.

Xhepa: Rruga e Arbrit është një projekt që ka vlerat e veta dhe nga pikëpamja e rëndësisë e kalon rëndësinë e ekonomisë kombëtare. Kur bën rrugë të tjera është e vështirë të bësh fizibilitetin.

Askush nuk mund të imagjinojë sot se sa pjesë të trafikut do të kanalizohet nga Maqedonia dhe do të zhvendosen nga porti i Selanikut për të ardhur në portin e Durrësit. Edhe në rastin e rrugës Durrës-Kukës ishte e vështirë për të bërë një parashikim, por ne sot shikojmë që efekti i asaj rruge ka qenë me rëndësi të jashtëzakonshme për ekonominë.

Përtej Rrugës së Arbrit, Shqipëria ka edhe shumë prioritete të tjera. Mënyra se si zgjidhen projektet është thelbësore. Aeroporti i Vlorës mund të jetë shumë i dobishëm por a është më fizibël të ndërtosh atë aeroport apo një rrugë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/article/xhepa-rruga-e-arbrit-mund-te-sjelle-devijim-te-trafikut-nga-selaniku-drejt-durresit

Recommended