Report TV - Report TV - Pamje me dron nga aksioni për shembjen e 40 objekteve në Fier

  • 6 years ago
Report Tv ka siguruar pamjet me dron nga aksioni i shembjes së 40 objekteve në kuadër të projektit të ri të qendrës së qytetit të Fierit dhe lumit Gjanica. Janë 40 objekte që do të shemben, aksioni i parë që ka nisur që në orët e para të mëngjesit përfshin shembjen e 24 objekteve 17 prej të cilëve kanë depozituar dokumentacionin për dëmshpërblim. Pjesa më e madhe e objekteve janë në qendër të qytetit, ndërsa pjesa tjetër në dy anët e lumit Gjanica.
Për katër objekte, specialistët e IKMT kanë vendosur të përdorin lëndë eksplozive. Objektet që do të prishen nga IKMT janë dy dhe disa katëshe me funksione të ndryshme shërbimi. Nuk është regjistruar asnjë incident mes qytetarëve dhe inspektorëve në terren.

Recommended