Vettingu, Sadushi: Askush s’mund të bëhet më prokuror apo gjykatës pa shkollën e magjistraturës

  • 6 years ago
Me hyrjen në fuqi të reformës në drejtësi dhe ligjit të Vetting-ut në Shqipëri askush s?mund të bëhet më prokuror apo gjykatës pa kaluar nëpërmjet shkollës së magjistraturës, ndërsa në Vetting do të kalojnë dhe këshilltarët ligjorë.
Në një intervistë ekskluzive për Report Tv drejtori i shkollës së magjistraturës Sokol Sadushi shpjegon se cili është roli i shkollës në procesin e rivlerësimit kalimtar dhe si do të jenë magjistratët e ardhshëm.

Ndalur tek ata që nuk plotësojnë aftësitë profesionale dhe ngelin gjatë Vetting-ut Sadushi shpjegon se do t?i nënshtrohen një formimi profesional që do të zgjasë për një vit.

Kjo reformë sipas Sadushit do të sjellë dhe risin e gjyqtarit dhe prokurorit për mediat, i cili do të jetë nga radhët e sistemit të drejtësisë dhe i kualifikuar për të rikthyer besimin e publikut.

I pyetur për ambientet në të cilat funksionon shkolla e magjistraturës, Sadushi shpjegon se qeveria duhet që të gjej një zgjidhje sa më të shpejtë pasi aktualisht ata janë në pamundësi për të ushtruar funksionet e tyre.

Recommended