Zbulohen emrat e fshehur të dy deputetëve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 6 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://instagram.com/vizionplustelevizion
https://twitter.com/VizionPlusTV
Dy deputetët, Aqif Rakipi i PDIU dhe Gledion Rahovica i LSI-së, sipas hetimeve të kryera nga Prokuroria e Përgjithshme, rezultojnë se janë ndaluar në Itali për vjedhje.



Në dokumentet që organi i akuzës i ka dërguar Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, ku kërkon heqjen e mandatit të deputetit për dy ligjvënësit, thuhet se ai Rakipi, ashtu dhe Rahovica, kanë përdorur emra të tjerë, kur janë ndaluar në Itali. Në vitin 1998, deputeti Rakipi është ndaluar për vjedhje dhe emri që është deklaruar ka qenë Skënder Ejylbegaj. Ndërsa deputeti i LSI-së, Rahovica, ka përdorur emrin Kusta Mimi, kur është ndaluar po në Itali, për veprën e vjedhjes së një dyqani, në shkurt të vitit 1999.



Në formularin e vetëdeklarimit, të depozituar pranë KQZ-së, asnjë prej deputetëve nuk ka deklaruar se më parë është ndaluar, ndjekur penalisht, apo të ketë pasur një dënim të formës së prerë nga institucionet e drejtësisë shqiptare, apo të huaja.



Kërkesa për heqje të mandatit të deputetit, mbërriti të një ditë më parë në KQZ. Gjatë paradites së kësaj të mërkure, KQZ ka zhvilluar një mbledhje informale me strukturën e posaçme, e cila funksionon pranë institucionit, për të vlerësuar dokumentet e Prokurorisë. Sipas ligjit, KQZ është institucioni i cili shqyrton dhe merr një vendim për heqjen ose jo të mandatit të deputetit, pas shqyrtimit të dosjeve të mbërritura nga Prokuroria e Përgjithshme.

Recommended