Arta Marku merr detyren

  • 6 years ago
Kryeprokurorja e re Arta Marku nuk e ka nisur si ditët e tjera këtë të premte. Ajo ka dalë nga shtëpia e saj në lagjen Perash në Shkodër rreth orës 8:30 minuta e shoqëruar nga eskorta e saj.

Ky shtrëngim duarsh shënoi largimin përfundimtar të Adriatik Llallës nga Prokuroria e Përgjithshme dhe marrjen zyrtarisht të detyrës nga kryeprokurorja e Përkohshme, Arta Marku.

41-vjeçarja hyri në organin qendror të akuzës rreth orës 10 të mëngjesit, e shoqëruar nga sekretari i përgjithshëm i kuvendit Genc Gjonçaj.

Marku u prit në zyrë nga Llalla i cili kishte mbërritur në zyrë rreth orës 9.30.

Takimi zgjati 30 minuta. Ndërsa ky shtrëngim duarsh shënoi largimin përfundimtar të Adriatik Llallës nga Prokuroria e Përgjithshme dhe marrjen zyrtarisht të detyrës nga Arta Marku.

Pavarësisht interesit të medias ish-numri një i prokurorisë nuk preferoi të flasë.

Ndërsa Marku, pas marrjes së detyrës, doli rreth orës 11 nga zyra për të marrë pjesë në një aktivitet të Kuvendit për institucionet e pavarura kushtetuese.

Recommended