Ora News - Reshje intensive shiu, probleme në Lezhë nga përmbytja, avari në porte

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Reshje të dendura shiu po regjistrohen këtë të shtunë në qytetin e Lezhës dhe në Shëngjin, duke rikthyer përmbytjet në disa zona të njohura për problematikat.

Prezencë uji që arrin në disa cm ka në lagjen '11 janari' dhe lagjen 'Bëselidhja'.

Lëvizja e qytetarëve dhe mjeteve është vështirësuar në disa rrugë të qytetit.

Probleme të ngjashme raportohen edhe në Shëngjin.

Një situatë e ngjashme në Lezhë krijohet sa herë që ka reshje intensive shiu, pasi sipas drejtuesve vendore, qyteti nuk ka infrastrukturën e duhur për largimin e ujrave .

Era e fortë dhe deti i dallgëzuar ka sjellë serish pezullim te punes ne disa sektore në portin e Durrësit.

Që prej dites së djeshme kapiteneria e portit ka urdhëruar ndalimin e lundrimit të anijeve tregtare të tonazhit të ulet dhe mesëm. Edhe nga Dispeceria është marrë e njëjta masë për anijet e peshkimit.

Asnjë mjet lundrues i këtij sektori nuk është lejuar të dalë në det për gjueti për shkak të detit të dallgëzuar, forca e të cilit arrin deti në 5 ballë.

Për më shumë lexoni në: http://oranews.tv/article/reshje-intensive-shiu-probleme-ne-lezhe-nga-permbytja-avari-ne-porte

Recommended