PD: Big Brother i Edi Ramës mund të ndërhyjë kudo ku ka sisteme elektronike

  • 6 years ago
Partia Demokratike ka hedhur akuza të forta ndaj Edi Ramës, teksa është ndalur te një vendim i qeverisë, marrë pak kohë më parë, mbi administrimin e të gjitha sistemeve elektronike nga Agjencia Kombëtare e Shoqërisë së Informacionit, e cila ishte dhe super-agjencia e parë e qeverisë 'Rama 2'.

Për PD kjo agjenci është një ?Big Brother? i krijuar nga Rama për të vënë në kontroll të gjitha të dhënat e shqiptarëve, si dhe të veprojë pa lënë gjurmë në çdo sistem elektronik në vend. Deputeti Endri Hasa deklaroi në një dalje për media se kjo agjenci vepronte si koordinuese dhe mbikëqyrëse e veprimeve në sistemet elektronike, ndërmjet institucioneve qeveritare, ndërsa me vendimin e Këshillit të Ministrave, AKSHI do të jetë njësoj si BiG Brother! Merr nën kontroll të gjithë infrastrukturën dhe stafin teknik në të gjithë vendin!

Deklarata e deputetit Endri Hasa:
Me një vendim të qeverisë pak kohë më parë, Edi Rama ka vendosur nën kontroll të gjitha të dhënat e shqiptarëve dhe mundtë veprojë pa lënë gjurmë në çdo sistem elektronik të vendit, përfshirë sistemet sekrete apo ato të sigurisë. Këtë e ka bërë duke vendosur të gjitha sistemet elektronike, që financohen nga buxheti i shtetit nën adminstrimin Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit.

Recommended