Report TV - Mësuesi Murati zbulon fakte të reja të kontratës punës

  • 6 years ago
Edhe pse ka publikuar historinë e tij të vështirë të mësuesit në një fshat të thellë të Gramshit, Skerdilajd Murati nuk ka marrë asnjë reagim institucional. Ai tashmë ka dhënë dorëheqjen si mësues në shkollën e fshatit Gjerë. Por pas dhënjes së dorëheqjes mësuesi i ri ka zbuluar fakte të reja që kanë ndodhur me kontratën e tij gjatë këtij viti. Në fillim të 2017, Skerdilajd Murati ka nënshkruar një kontratë për zëvendësimin e një mësueseje me leje lindjeje deri në kthimin e saj në punë.
Ndërkohë që mësuesja nuk u kthye, kontrata bëhet nul nga drejtuesit e shkollës dhe Zyrës Arsimore Gramsh dhe i ofrohet një vend tjetër pune shumë më larg Poroçanit ku kishte punuar për disa muaj. Ai pranon të nënshkruajë këtë kontratë pune dhe shkon në fshatin e largët edhe pse kontrata e tij në fshatin Poroçan vazhdonte.

?Sic e dini edhe të gjithë rastin tim e bëra publik për vështirësitë që kisha në punë, unë kam dhënë dorëheqjen nga ajo punë. Unë kam në dorë një kontratë pune që më është lidhur në janar të 2017 në shkollën e mesme ?Çezar Mesi? në Poroçan dhe në kontratë thuhet shumë qartë që kjo kontratë pune fillon më 19/1/2017 dhe përfundon në kthimin e mësueses Brunilda Zogu. Kjo nuk është zbatuar pasi në vendin tim nuk ka ardhur Brunilada Zogu po një mësuese tjetër.

Recommended