Report TV - Festat e dhjetorit, Megatek do të shpërndajë 15 mijë dhurata për fëmijët

  • 6 years ago
?Megatek? hipermarketi më i madh në vend ka filluar muajin festiv të fundvitit, nën sloganin një muaj festë, një muaj oferta. Presidenti i kompanisë Megatek, zoti Dionis Teqja, në praninë e qindra fëmijëve bëri ndezjen e Pemës së Vitit të Ri.
Ky është një ritual i përvitshëm që shijohet së bashku me klientët e Megatek. Pas ndriçimit të pemës, dhjetëra fëmijë nën një atmosferë festive kanë marrë dhuratat e mrekullueshme nga babagjyshi.

Dhuratat ndahen në asistencën e personazheve më të dashur të fëmijë. Presidenti i Megatek, zoti Teqja, në fjalimin e mbajtur para të pranishmëve dhe klientëve të Megatek ka deklaruar ofertat e këtij supermarketi.

?Këtë viti Megatek ka dyfishuar sipërfaqen e supermarketit duke e rritur me 27 mijë m2 dhe me 55 mijë artikuj stok. Në 2018 brenda muajit mars Megatek do i shtohen edhe 3 mijë artikuj të tjerë duke u dhënë mundësi të gjeni gjithçka që u nevojitet për familjen apo biznesin tuaj. Sot fillojmë muajin festiv të uljeve në Megatek, në sloganin ?Një muaj festë, një muaj oferta?. Gjatë gjithë muajit dhjetor mbi 6 mijë artikujt më të kërkuar të vitit do të dalin me ofertë, të cilat do të jenë të ndryshme nga java në javë?

Recommended