Report TV - Festa e Flamurit, të rinjtë protestojnë në Vlorë kundër qeverisë

  • 6 years ago
Disa të rinj të qytetit të Vlorës duket se kanë shfrytëzuar ditën e Flamurit për të bërë një protestë, kundër kryeministrit Rama dhe ish-ministrit Tahiri.
Protestuesit mbajnë në dorë pankarta që shkruajnë " Ismail Qemali shpalli pavarësinë Rama narkoshtetin".

Në pankartën tjetër protestuesit kanë vendosur disa foto ku janë tre efektivët e policisë të arratisur Jaeld Çela, Gjergj Kohila dhe Sokol Bode. Mbi ta qëndron ish-ministri i Brendshëm dhe në krye të piramidës kryeministri Edi Rama.

Protestuesit kanë kërkuar arrestimin e Ramës dhe në shenjë proteste, kanë improvizuar edhe pako me hashash të cilat i kanë hedhur në sheshin e Flamurit.

Recommended