Ora News – Shtyhet vendimi për “Velierën”, Gjykata e Durrësit kërkon më shumë kohë

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Për të gjashtën herë radhazi gjykata Administrative e Durrësit shtyu vendimin për projektin ?Veliera?

Relatori i çështjes Ergys Gashi pasi u njoh me pretendimin e shoqërisë civile kundër projektit që sipas tyre cënon zonën e mbrojtur arkeologjike, kërkoi më shumë kohë për vendimin pëfundimtar.

Shtyrja e vendimit, solli reagimin e ashpër të ambientalistit Sazan Guri i cili foli për zvarritje për ti dhënë kohë krimit, ndërsa paralajmëroi se cështja do të shkojë deri në Strasburg.

Sazan Guri: Po ndodh një zvarritje në një mënyrë që t?i jepet kohë krimit. Ne këtë gjyq e kemi të fituar, me hir apo pahir të pushtetit, gjyqi do fitohet në Strasburg. Do fitohet e drejta natyrore që ka ky popull durrsak dhe shqiptar.

Shtyrje të pajusfikuar e cilësuan edhe aktivistët e tjerë, të cilët vijojnë të theksojnë dëmin që sipas tyre po i shkaktohet zonës së mbrojtur në Durrës.

Aktivist: Me një kërkesë të thjeshtë që mund ta shqyrtonin për punë minutash, ata u detyruan tre herë të tërhiqeshin për dhënien e vendimit. Si përfundim, arriti deri në një shtyerje për afro një muaj vendimi. Pra një shtyerje e pajustifikueshme nga ana e gjykatës.

Për më shumë lexoni në: http://ora.cingerr.com/article/shtyhet-vendimi-velieren-gjykata-e-durresit-kerkon-me-shume-kohe

Recommended