Report TV - Raporti ekskluziv/820 milionë € dëm në buxhet, ja përgjegjësit

  • 6 years ago
Organet e qeverisjes qendrore dhe vendore, gjatë vitit 2016, me veprimet dhe mosveprimet e tyre, kanë shkaktuar 820 milionë euro dëm ekonomik në buxhetin e shtetit. Pra, rreth ¼ e buxhetit të shtetit shqiptar, për vitin që lamë pas, është ?zhdukur?. Ky është konstatimi i Kontrollit të Lartë të Shtetit, në raportin vjetor për zbatimin e buxhetit të shtetit të vitit 2016. Raporti është zbardhur ekskluzivisht nga Shqiptarja.com. ?Në total efektet negative në buxhetin e vitit 2016 llogariten në vlerën 109,546 milionë lekë ose 820 milionë euro?, thuhet në raport.

Dëmi ekonomik është llogaritur duke përfshirë dëmet e shkaktuara nga të gjitha entet publike, të ardhurat e munguara, rritjen e detyrimeve, shkeljet e legjislacionit tatimor, shkeljet e kodit doganor, keqadministrimin e pronës shtetërore dhe shkeljet e legjislacionit për taksat dhe tarifat vendore. Gjithashtu, janë llogaritur shpenzimet abuzive për paga, sigurime dhe shpërblime, shpenzimet operative, shpenzimet për investime, koncesionet, si dhe borxhi në sektorin e tatimeve, doganave dhe sigurimet shoqërore.

Recommended