Ora News - Opozita përgjigje Ramës, Basha: Garanci krimit! Vasili: Mos bie pre e përgjimeve

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT
Partia Demokratike dhe Lëvizja Socialiste për Integrim, reaguan për deklaratat e kryeministrit Edi Rama, në takimin që zhvilloi me një trupë të policisë së shtetit.
Kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, tha se qëllimi i daljes së Ramës para drejtuesve më të lartë të policisë, kishte për qëllim t?u jepte garanci publike kriminelëve se pavarësisht ngjarjeve të fundit, ai e ka në kontroll policinë, se Saimir Tahiri është i sigurt, dhe interesat e krimit janë të mbrojtura.
De fakto tha ai qeveria ka rënë, ndërsa siaps tij gjendja e vërtetë e policisë së Ramës lexohet në përgjimet e anti-mafies italiane
Basha: Në krah të Fatmir Xhafës sot Edi Rama u betua se do vendosë shpërblime për kokën e kriminelëve në kërkim. Sa do t?ja vërë çmimin kokës së vëllait të Ministrit të Brendshëm që kërkohet nga policitë e gjysmës së botës për trafik kokaine? Rama dhe ministrat e tij janë të zhytur në krim dhe të kapur nga krimi. Qeverisja e tij de fakto ka marrë fund?.
Ndërsa kryetari grupit parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, tha se ky është një moment që kryeministri të tregojë se është me ligjin apo kundër tij.

Për më shumë lexoni në:
http://www.oranews.tv/vendi/basha-rama-garanci-publike-krimit-sa-do-te-paguash-per-vellane-e-xhafajt/

Recommended