Report TV - Luiza Gega fiton 21 km me rekord: Një pjesë e çmimit shkon për PAK

  • 6 years ago
TIRANE-Garën e 21 km për meshkuj në maratonën e kryeqytetit shqiptar e ka fituar Joel Maina Mëangi, ndërsa për femra ka triumfuar atletja e njohur Luiza Gega duke vendosur rekord. Ajo u shpreh se një pjesë e çmimit prej 2500 Euro që fitoi nga gara do të shkojë për personat me aftësi të kufizuara.


?Është hera e dytë që garoj në 21 km. Jam e lumtur për rekordin kombëtar që vendosa, një orë e 13 minuta. Gara ishte e vështirë. E ndjeva veten të freskët për t?u shkëputur. Sot vrapova edhe për personat me aftësi të kufizuara.



Një pjesë e çmimit do të shkojë për ata. Tirana ka nevojë për aktivitete të tilla, i mungonte një i tillë. Jam e lumtur që po bëhet si qytetet e tjera, uroj që vitin tjetër të kemi një maratonë të plotë 42 km? deklaroi ajo.

Recommended