Ora News – Qeveria 400 mln lekë më shumë për mbrojtjen, fondi për modernizimin e FA

  • 6 years ago
Subscribe në Ora News këtu http://bit.ly/1s5j7UT

Forcat e Armatosura do të kenë në dispozicion të tyre një radar të ri. Projekti do të realizohet përmes një fondi prej 400 milionë lekë të dhënë shtesë në buxhëtin e ushtrisë prej qeverisë shqiptare të cilat do të përdoren dhe për modernizimin e Ushtrisë.
Deklarata u bë nga Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka, pas takimit me homologun e Polonisë, Antoni Maciereëiç ku u nënvizua dhe bashkëpunimi me SHBA.
Xhaçka: 400 mln lekë të reja do të bëjnë të mundur që ne do të kemi një rritje të rëndësishme të buxhetit të mbrojtjes duke arritur nivelin e 1.15% të PPB. Këto para do të shkojë për modernizimin e FA por kjo nuk është më e rëndësishmja. Më e rëndësishmja është dimensioni kombëtar i përdorimit të këtyre parave. Në bashkëpunim me aleatët tanë strategjik, SHBA është mriatuar vendosja e radarit të vëzhgimit të hapësirë së vendit tonë.

Për më shumë lexoni në: http://www.oranews.tv/vendi/qeveria-400-mln-leke-me-shume-per-mbrojtjen-fondi-per-modernizimin-e-fa/

Recommended