Report TV - Zgjedhorja,Alibeaj:S'i zëmë besë Ramës, PD nuk ka kushte

  • 6 years ago
"Nuk janë kushte por është një platformë e propozuar se si mund të kryhet Reforma Zgjedhore".

Nënkryetari i grupit parlamentar demokrat, Enkelejd Alibeaj është optimist për realizmin e kësaj reforme dhe se palët do ta gjejnë kompromisin e duhur për këtë.

I ftuar në studion e Report Tv, Alibeaj tha se një sinjal bashkëpunimi mund të jetë edhe marrëveshja e 18 majit por siç tha ai nuk i zë besë kryeministrit Edi Rama.

"Angazhimi ynë është i sinqertë, real. Ato që Rama i quan tre kushte, ne i quajmë premisa. Aty janë cështje të cilat do duhet të adresohen nga kjo reformë. Një sinjal mund të jetë edhe ai që vjen prej marrëveshjes së 18 majit. Unë besë Ramës nuk i kam, pasi është nga ata që shohin se ku i dalin llogaritë e veta", tha Alibeaj.

Deputeti demokrat përjashton mundësinë e një marrëveshje me LSI në opozitë, por tha se këto dy forca janë në opozitë dhe përballë qeverisjes së Ramës. "Nëse LSI i thërret moralit politik dhe ndjek të njëjtën linjë denoncimesh është e mirëpritur", tha ai.

Alibeaj foli edhe për shkurtimin e strukturës së organeve të Vettingut nga Kuvendi. Ai tha se PD do depozitojë në seancën e Kuvendit një paketë amendamentesh të cilat parashohin rikthimin e organikës së propozuar nga organet e Vettingut.

Recommended