Lame: Ndryshime ligjore për t’u dhënë zgjidhje problemeve - News, Lajme - Vizion Plus

  • 7 years ago
http://www.vizionplus.tv
https://facebook.com/VizionPlusTV
https://twitter.com/VizionPlusTV
Me shume se gjysma e ndërtimeve pa leje ne te gjithë vendin janë të pa legalizuara. Kjo për shkak te problematikave te ndryshme qe kane objektet e ndërtuara ne mënyrë te paligjshme apo te braktisura nga pronaret. Drejtori i Përgjithshëm i Agjencisë se Legalizimeve, Artan Lame, gjate deklaratës per median, deklaroi se vendin e pare per numrin e legalizimeve te kryera e zë qarku i Tiranës, i ndjekur nga Durrësi dhe Fieri. Kreu i ALUIZNI-t sqaroi se procesi i legalizimeve do te ketë nje sere ndryshimesh ligjore, për t?i dhënë zgjidhje problematikave qe legjislacioni aktual nuk lejon legalizimin e tyre. Krahas ristrukturimit ligjor, Agjencia e Legalizimeve do t?i nënshtrohet një reforme te thelle ne administratën e saj për te punësuar persona te arsimuar dhe specializuar ne profilet qe kërkon kjo agjenci.

Recommended